Edi Rama e ndan foto të ditës, momentin e diskutimit me Joe Biden në Samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ndarë si foto të ditës, momentin e një diskutimi të tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Fotografia e takimit të tyre u shkrep gjatë Samitit të sotëm të NATO-s, në Madrid të Spanjës.

Siç shihen në fotografi, që të dy, duken me disponim të mirë nga atmosfera e mbizotëruar në këtë takim të vendeve aleate.

”Photo of the Day” (Fotografia e ditës), shkruan Rama mes tjerash në facebook.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Distria kampione në Lojërat Mesdhetare 

Story i radhës

Struga prezanton edhe ish-yllin e Skënderbeut

Të fundit nga