12 vjeçe me bikini, Enca poston foton nga adoleshenca teksa vazhdon pushimet në Mykonos

Mund të quhet mbretëresha e bikini, pasi pozat me rroba banjo nuk i kursen asnjëherë në rrjetet sociale.

Këngëtarja Enca Haxhia, që së fundi është vendosur në Dubai, ka vendosur të largohet për disa ditë nga i nxehti në Emiratet e Bashkuara Arabe për të pushuar në ishullin e luksit, Mykonos.

Përpos fotove nga rezidenca ku po pushon, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një foto, po me bikini, të 14 viteve më parë, kur ishte 14 vjeçe.

 

Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” pak javë më parë, këngëtarja foli për mënyrën se si ka shkuar në Dubai dhe përse i pëlqen të jetojë atje.

Ndër arsyet kryesore përse Enca jeton në Dubai, është siguria që ka në atë shtet dhe klima.

“Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë.

Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh.

Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Dubait dhe Europës”.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulm në Kanada/ Dy persona të armatosur plagosin gjashtë oficerë në një bankë

Story i radhës

Distria kampione në Lojërat Mesdhetare 

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish