disa te vdekur pas sulmit ne qender te izraelit 62435ba1033ea

Disa të vdekur pas sulmit në qendër të Izraelit

March 29, 2022
1 minut lexim

Një sulmues në motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në qendër të Izraelit më 29 mars, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Ky është sulmi i tretë i tillë brenda një jave në Izreal.

Ndonëse situata nuk është krejtësisht e qartë, dyshohet se sulmi është kryer nga sulmuesit arabë, pak para nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mediat izraelite kanë thënë se sulmuesi ka qenë një palestinez nga Bregu Perëndimor.

Të shtënat e së martës janë regjistruar në dy lokacione në Bnei Brak, qytet ultra-ortodoks në lindje të Tel Avivit.

Policia ka thënë përmes një deklarate se hetimet fillestare tregojnë se sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë dhe ka nisur të shtëna para se të qëllohej nga zyrtarët policorë në skenën e sulmit.

Dy sulmet tjera ditë më parë, të kryera nga shtetas arabë të Izraelit dhe të inspiruara nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, kanë rritur shqetësimet për dhunë të mëtejme.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka bërë thirrje për takim të jashtëzakonshëm të zyrtarëve të sigurisë më vonë gjatë ditës së martë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

urdher arresti nga spak dorehiqet alqi bllako neser dorezoj mandatin perballem me akuzat si njeri i thjeshte 62435b625261f
Story i mëparshëm

Urdhër-arresti nga SPAK, dorëhiqet Alqi Bllako: Nesër dorëzoj mandatin, përballem me akuzat si njeri i thjeshtë

si te inkurajoni potencialin e femijes suaj 62435ba4df454
Story i radhës

Si të inkurajoni potencialin e fëmijës suaj?

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë