Urdhër-arresti nga SPAK, dorëhiqet Alqi Bllako: Nesër dorëzoj mandatin, përballem me akuzat si njeri i thjeshtë

Deputeti Alqi Bllako ka reaguar pas urdhrit të SPAK për arrestimin e tij. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bllako thotë se ditën e nesërme do i dorëzojë mandatin si deputet,  Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. 

Ai thotë se nuk e ka mburojë mandatin e deputetit ndërsa shton se do të provojë të vërtetën para Gjykatës.

Bllako shprehet se do të përballet me akuzat si një njeri i thjeshtë.

Postimi i plotë: 

Të nderuar miq!
Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!
Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.
Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.
Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!
Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!
Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk zgjat shumë festa e Kosovës, Zvicra gjen golin (VIDEO)

Story i radhës

Disa të vdekur pas sulmit në qendër të Izraelit

Të fundit nga