Disa Komisione Parlamentare mblidhen sot

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mblidhen disa komisione parlamentare;

10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302)

11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e pëgjithshme administrative. (Kuvendi, salla N10)

11:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303)

Story i mëparshëm

Të shtënat me armë pranë banesës së policit, detaje nga ngjarja në Shkodër

Story i radhës

Greqi: Zgjedhjet parlamentare më 21 maj

Të fundit nga