Të shtënat me armë pranë banesës së policit, detaje nga ngjarja në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Burime për Euronews Albania thonë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër pranë banesës së një efektivi policie.

Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar në sallën operative lidhur me të shtënat.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mariçiq: Nuk është biseduar për intervenim tjetër në Kushtetutë

Story i radhës

Disa Komisione Parlamentare mblidhen sot

Të fundit nga