Disa informacione dhe pyetje për zotin Lajçak

Kosova e shpalli pavarësinë, në fillim të vitit 2008. Nga 193 shtete të botes, shtetin e Kosovës, gjer tani, e kanë pranuar 120 shtete. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, në Hagë, me 22 korrik 2010, vlerësoi dhe vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është në përputhshmëri me te gjitha normat ndërkombëtare.

Nga 27 shtete të BE, shtetin e Kosovës e kanë pranuar 22 shtete. Në mesin e 5 shteteve, te cilat nuk e kanë pranuar Kosovën janë Sllovakia dhe Spanja.

Vite me radhë, zhvillohet Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësimin e BE apo UE, në këtë proces, tani për tani, e udhëheqin z. Borrell dhe ju z. Lajçak. Është e pa evitueshme, pyetja se, si e lejon një gjë të tillë UE, se si dialogun e udhëheqin dy individ-faktor, te cilët vijnë nga dy shtetet, të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës?! Për mendimin tim, befason edhe fakti se si, ju z. Lajçak dhe z. Borrell, pavarësisht pozicioneve në UE, e pranoni edhe pozicionin e ndërmjetësuesve.

Ndonëse se nuk është lehtë por, duhet kuptuar ndërlikueshmerin e çdo dialogu apo procesi politik në mes shteteve. Në çdo proces, ndaj edhe politik, në shprehje duhet të vij drejtësia. Prandaj, pozicionin e ndërmjetësuesit, duhet krahasuar me pozicionin e gjyqtarit. Me fjalë tjera, ndërmjetësuesi duhet të tregoi përkushtim, profesionalizem, njohuri, sinqeritet….

Falë profesionit, përveç tjerash, vazhdimisht e kam përcjellë edhe zhvillimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, gjatë 10 viteve të kaluara. Serbia ishte shtet agresor kundër Kosovës dhe ekzekutore e krimeve gjenocidiale. Kosova ishte viktimë. Do I potencoi dy gjëra te cilat me befasoi dhe më duhet tua shtroi pyetjen juve dhe UE.

Një, a ka ndodhë në të kaluarën historike që dialogun ta inicion shteti agresor, shteti ekzekutor të krimeve të tmerrshme gjenocidiale dhe,

Dy, ndërmjetësuesi, të cilin po e quaj gjyqtar, a u përpoq, ndonjëherë gjatë procesit, të verifikoi identitetin e shteteve, në cilësi të palëve?!

Në të kaluarën, bashkësia ndërkombëtare, është ballafaquar me konflikte të shumta ndërshtetërore. Po ua përkujtoi rastin Gjermani-Izrael. Janë të njohura kërditë e Gjermanisë së kohës së Hitlerit, gjatë luftës dytë botërore. Pasi e përmbylli procesin e shtetëformimit, me 1948, hapi I pare I Izraelit ishte inicimi I dialogut me Gjermani, I cili përfundoi me marrëveshje. Vërehet tani se, Armenia, e aktualizon çështjen e gjenocidit në fillim të shekullit 20….

Z. Lajçak, Borrell dhe UE, nuk është vështir të kuptoni me këtë punë, të kuptoni identitetin e palëve në Dialog. Krimet e Serbisë ndaj Kosovës janë shekullore apo historike, por, megjithatë bëhet fjalë për krimet luftarake në fund të shekullit të kaluar. Shkurtazi, çka ndodhi? Serbia vrau 12-13.000 shqiptar, kufomat e më se 1.000 të pagjeturve, as sot e kësaj dite nuk I tregon, dhunuan mbi 20.000 femra, nën presion, me qellim të spastrimit etnik, shpërnguli diku gjysmën e kosovarëve nga shtëpitë dhe treva e vet në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu. Nuk ka dilemë se, bëhet fjalë për krimin tipik të gjenocidit, të definuar me aktet OKB.

Në këtë aspekt, edhe pas më se 20 viteve, nuk u ndërmarr asnjë hap I përgjegjësisë. Jam i vetëdijshëm për dobësitë e Kosovës, në procesin e shtetformimit dhe, si pasojë e atyre dobësive, ndodhi që Dialogun ta iniciojë Serbia. Zotëri, jam I sigurt se e dini, Serbia, edhe sot e kësaj dite, edhe me Kushtetutë dhe me deklarimet e përditshme politike, Kosovën e konsideron si pjesë të Serbisë. Serbia dialogun për territor, për gjoja të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, insiston për një asociacion të llojit i cili i jep mundësi minoritetit serb që të shkëputet nga Kosova…

Me Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë të padrejtë, minoritetit serb i janë garantuar të drejtat, shumë më të gjëra, në krahasim me minoritetet tjera. Çështjen e këtyre të drejtave, BE mund ta shikoj dhe krahasoi me normat ndërkombëtare e, në veçanti, me Kartën evropiane, mbi të drejtat e minoriteteve. A nuk vëren BE dhe, juve ndërmjetësues se, serbet në Kosovë, janë vetizoluar, nuk e pranojnë shtetin e Kosove, dhe gjithçka tjetër falë përkrahjes se Serbisë dhe mosintervenimit të BE.

Zoti Lajçak, për një moment, jashtë temës por, më duhej tua bëj një pyetje. Shteti I yt, deri vonë, ishte së bashku me popullin Çekë – Çekosllovakia. Po ta kishte sulmuar dikush popullin Sllovak dhe të kishte ndodhë çka ndodhi në Kosovë, si kishe me u ndje. Edhe një pyetje. Populli sllovak e ka prejardhjen sllave, njësoi sikur se populli serb. A mos ç ëndërron aty arsyeja që juve dhe shteti Sllovak, akoma nuk e njeh Kosovën?!

Apeloi që ta kuptoni dhe respektoni shkencën dhe domethënien e shtetit, sovranitetit dhe fakteve tjera te cilat flasin mbi shtetin dhe për shtetin.

Përsëri, apeloi që BE, ta kupton se, në të kaluarën, ndaj popullin shqiptar dhe vetëm ndaj popullit shqiptar janë bërë padrejtësitë të paimagjinueshme. Në fakt, populli shqiptar, si pasardhës i drejtpërdrejt i Ilirëve, është edhe ndër popujt më të vjetër në Europë. Me përjashtim te Zvicrës, si shtet multietnik – Gjerman-Francez-Italian… a ekziston edhe ndonjë komb tjetër në Europë, i cili është i shpartalluar si Shqiptarët – Shqipëri, Kosovë, Mali Zi, Çamëri, Lugina në Serbi…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besimi i qytetarëve fitohet me atdhedashuri e jo me dhunë!

Story i radhës

Dymbëdhjetë persona humbën jetën në një aksident në Meksikë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish