diplomacia nderkombetare denon sulmin ne veri te kosoves kurti policia e angazhuar sipas detyres zyrtare 647122069de11

Diplomacia ndërkombëtare dënon sulmin në veri të Kosovës, Kurti: Policia e angazhuar sipas detyrës zyrtare

May 26, 2023
1 minut lexim

Reagimet nga ndërkombëtarët për situatën në very të Kosovës kanë qenë të menjëhershme dhe të shumta. SHBA-të dhe BE-ja kanë dënuar dhunën e përdorur në very, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të rolerojnë përshkallëzime të mëtejeshme, teksa kërkjnë që situate të de-përshkallëzohet.

Nga ana e tij kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës.

Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në taim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

a do te terhiqet qeveria nga veriu pas reagimeve te nderkombetareve dekalrohet ministri i kurtit 647121529de33
Story i mëparshëm

A do të tërhiqet Qeveria nga Veriu pas reagimeve të ndërkombëtareve? Dekalrohet ministri i Kurtit

i sapokthyer nga takimi me putin dodik merr pjese ne mitingun e vuciq ja cfare tha aty 64712246ef938
Story i radhës

I sapokthyer nga takimi me Putin, Dodik merr pjesë në mitingun e Vuçiq – ja çfarë tha aty

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë