A do të tërhiqet Qeveria nga Veriu pas reagimeve të ndërkombëtareve? Dekalrohet ministri i Kurtit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është deklaruar pas situatës së tensionuar në Veri dhe reagimeve të shumta të ndërkombëtarëve për situatën atje.

Krasniqi nuk u përgjigj direkt kur u pyet nëse Qeveria do të tërhiqet pas reagimeve te ndërkombëtareve.

Ai tha se kryetarët e komunave veriore do të dalin në punë të hënën dhe se ministria e tij do t’i mbështesë ata.

“Krejt çka mund të them në ketë moment, ky është veprim demokratik. Ata janë kryetarë të zgjedhur. MAPL do të mundohet t’i mbështes. Kryetarët do të dalin në punë edhe të hënën. Ata janë kryetarë të komunës, në zyrë, në terren”, tha ai në Debat Plus.

Story i mëparshëm

Vrasja në Kavajë/ Eksperti Karamuço zbulon teknikat që përdori autori: Ja pse qëlloi me dorën e majtë

Story i radhës

Diplomacia ndërkombëtare dënon sulmin në veri të Kosovës, Kurti: Policia e angazhuar sipas detyrës zyrtare

Të fundit nga