Dimitrov në zyrën e Ramës: Diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian

April 21, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Numri dy i qeverisë maqedonase, teksa ka publikuar një foto me kreun e qeverisë shqiptare nga zyra e këtij të fundit thotë se në qendër të bisedimeve ka qenë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama sot në Tirane. Ne diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në rast se në qershor nuk zhvillohet tryeza e parë ndërqeveritare, atëherë Shqipëria nuk mund të qëndrojë peng dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dje një tjetër dritë jeshile për çeljen e negociatave.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.

Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, në përputhje plotësisht me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse bëni gjithmonë të njëjtin gabim me fëmijët në supermarket, ndalojeni menjëherë

Story i radhës

Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemomarive në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë