Dimër edhe më i vështirë për disa familje në Stantërg

min lexim

Ndonëse 17 familje me kushte të rënda sociale në Stantërg të Mitrovicës, tashmë kanë kaluar në objektin e ri social të banimit, problemet për këta banorë nuk kanë të ndalur. Ndërkaq në objektin e vjetër jetojnë edhe dy familje në kushte shumë të vështira. Hafije Preteni jeton e vetme në ndërtesën e vjetër të banimit kolektiv që tetë vite.

Kjo është Hafije Preteni e cila jeton qe 8 vjet vetëm në objektin kolektiv në Stantërg, objekt ky i cili është në prag të rrënimit nga lagështia dhe vjetërsia. Hafija sqaron problemet që po ballafaqohet në këtë objekt.

“Jam vetëm dhe e sëmur prej unazave. Rryma na ndalet ka tri – katër orë e edhe uji ndale”, thotë Preteni për Radio Kosovën.

Në këtë objekt jeton edhe familja katër anëtarësh Kurti. Sami Kurti, i cili jeton bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët thotë se ata kanë ardhur nga Selaci në këtë ndërtesë para katër viteve. Samiu tregon për kushtet e vështira të banimit.

“Qe katër vjet jam këtu. Nuk është askush tjetër, jemi vetëm. Gruaja ka frikë. E kemi goxha problem nëse sëmurët fëmija se nuk kemi transport. Ambulanca këtu herë punon e herë nuk punon. Gjatë dimrit këtu mbushet ujë e nuk ke si del, edhe pse e kemi lajmëruar edhe vitin e kaluar që po e merr uji krejt banesën. Veç kur të rrëzohet kjo banesë”, thotë Kurti.

Edhe bashkëshortja e tij, Sadia, thotë se kushtet janë të vështira por që mundohen t’ia dalin disi me punën që bënë bashkëshorti i saj. Por që problem i saj janë gypat e prishur e që uji ka vërshuar ndërtesën.

“Gypat e banjës janë shqyer. I kam dy çika e burri nuk punon diku me pagë. Burri shet shtalbi poshtë e edhe shkon në mal prenë dru për t’i shitur”, rrëfen ajo.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës ka investuar 300 mijë euro për ndërtimin e objekti të banimit social në Stan Tërg, për familjet që kanë banuar në kushte shumë të rënda në objektet e vjetra të kombinatit “Trepça”. Këto objekte janë shfrytëzuar si strehimore kolektive nga shumë familje që kanë pasur probleme të banimit që nga përfundimi i luftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haxhiu: Këtë pikë ia dedikojmë familjes së trajnerit tonë

Story i radhës

Nisja e vitit të ri akademik, Kushi uron studentët dhe u kujton pedagogëve: Mbështetja jonë do të vazhdojë pa u ndalur

Të fundit nga