dimal ndezi zjarr per djegien e barishteve po u shkrumbuan bimesi e ullinj arrestohet 66 vjecari 651aa3d50b374

Dimal/ Ndezi zjarr për djegien e barishteve po u shkrumbuan bimësi e ullinj, arrestohet 66-vjeçari

October 2, 2023
1 minut lexim

Shërbimet e Policisë Dimal, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Goriçan, Dimal, kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Goriçan, Dimal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ekzekutivi qe mbikeqyri lancimin e suksesshem te ps5 largohet nga sony 651aa2e6ac8aa
Story i mëparshëm

Ekzekutivi që mbikëqyri lançimin e suksesshëm të PS5 largohet nga Sony

the guardian zyrtaret e shba se i konsiderojne bindese provat qe e lidhin serbine me sulmin ne banjske 651aa62e458b7
Story i radhës

The Guardian: Zyrtarët e SHBA-së i konsiderojnë bindëse provat që e lidhin Serbinë me sulmin në Banjskë

Të fundit nga

ShkoLartë