“Dilni këndoni me Malumën”/ Shkodra proteston, mesazhet ironike në pankartat e të rinjve

Disa të rinj shkodranë kanë dalë të protestojnë për të gjashtën ditë radhazi kundër rritjes së çmimeve.

“Lufta nuk menaxhohet përmes propagandës. Kam një kërkesë për kryeministrin: mos u tall me protestuesit, me njerëzit në nevojë. Koncerti që po mbahet në Tiranë duhej të ishte anuluar meqë jemi në kohë krize”, u shpreh njëri prej të rinjve.

Nuk mungoi ironia në pankartat që të rinjtë mbanin në duart.

“Edi Rama: Kush shkon në protestën e Mulmës, nderi i kombit. Kush shkon në protest, turp i kombi”

“Premtuat dyfishim pagash, dyfishuat taksat”

“Ministrat me Range Rover, qytetarët në këmbë”, ishin këto disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës del me vendim, ndryshon çmimi i nisjes së taksive

Story i radhës

Gjithmonë ka fol gjepi e jo mendja!

Të fundit nga