Gjithmonë ka fol gjepi e jo mendja!

Pushtetin e mbajnë përherë ata që kanë lek!

Qeveritarët e korruptuar për ta mbajtur sa më gjatë pushtetin e duanë një popullatë të varfër .

Kur të varfërit rraskapitën nga varfëria dhe mjerimi votat ua shesin të pasurve edhe pse e dinë se, ata po sa të vijnë në pushtet në vend që t’ua përmirësojnë jetën të varfërve u shërbejnë gjepave të tyre.

Zatën këtë fat të keq e kanë ata popuj të cilët udhëheqën nga qeveritarët e korruptuar, nga ky fat i keq nuk kanë qenë të kursyer as qytetarët e Kosovës që nga çlirimi e deri në qeverinë e fundit.

Nuk është për tu çuditur se pas katër viteve edhe qeverinë aktuale kanë për ta larguar nga qeverisja e vendit sado që ka fituar popullaritet dhe simpatinë e qytetarëve për ca reforma që i ka ndërmarrë në luftimin e korrupsionit dhe të korruptuarit, ata të cilët 20 vite keqqeverisje e kanë zhvatë popullatën dhe i kanë plaçkitur të mirat e përbashkëta kombëtare .

Paraja në vendin tonë është në duart e hajnave, ata më në fund vendosin se kush duhet të qëndrojë në krye të vendit.

Hajnat me privatizim të egër e kanë shkatërruar bazën ekonomike të vendit i kanë falimentuar ndërmarrjet më profitable në vend siç është Telekomi, duke punësuar familjarë, miq e bashkë-partaik të tyre enormë dhe duke iu mundësuar rraga marramendëse.

E shpikën Homologimin për t’i plaçkitur qytetarët pa drejtësisht për tu pasuruar individët të caktuar .

Mjerë populli i Kosovës, nëse përsëri këtyre plaçkitësve të djersës së qytetarëve iu mundësohet përsëri keqqeverisja e vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Dilni këndoni me Malumën”/ Shkodra proteston, mesazhet ironike në pankartat e të rinjve

Story i radhës

Ky është vendi i parë anëtar i NATO-s që bën thirrje për bllokimin e fluturimeve mbi Ukrainë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish