Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Spezias që me pas fitoi, trajneri i Bologna-s, Sinisha Mihajlloviq, iu përgjigj edhe një pyetjeje për situatën e luftës në Ukrainë kur konflikti ende nuk kishte shpërthyer.
Ne fakt, sot në orët e para të mëngjesit erdhën edhe sulmet e para dhe avancimet e ushtrisë ruse në vendet që duan të njohin autonominë e tyre në Ukrainë. Shumë personazhe kane folur mbi temën e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, një minë me orë ose krater vullkani që ishte gati të shpërthente.
Mes tyre, flet edhe trajneri serb, që e kishte përkrahur kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan. MIhallojviqi tregohet hipokrit duke qenë se ishte pikërisht mik i atyre që bënë gjenocidin në Kosovë.
Arkan ishte një paraushtarak, agjent sekret dhe kriminel, i cili pas ndarjes së federatës, në krye të një formacioni paraushtarak që formoi, Tigrat e Arkanit, përkrahu çështjen serbe dhe u bë autor i krimeve te shumta të luftës gjatë luftërave në ish Republikat ish jugosllave.
Paska folur Mihajlloviq mbi konfliktin Rusi-Ukrainë: “Duke pasur parasysh atë që kam kaluar, të shohësh imazhe të tilla ka një efekt të keq.
Por, për fat të keq, shpesh ndodh që gradualisht t’i japim më pak rëndësi atij lajmi dhe kjo është e gabuar.
Përveç kësaj, nuk ka fitues në luftëra! Ngjyra është e kuqe, ajo e gjakut.
Nëse dikush do të kishte jetuar atë që kam jetuar unë, nuk do ta mendoja kurrë një gjë të tillë dhe shpresojmë që të mos ndodhë, të gjejnë një marrëveshje. Një luftë në 2022 është absurde!”.