Dialogu ngri e shkri mes Shkupit dhe Sofjes

min lexim

Në Shkup dhe Sofje vazhdon dialogu i ripërtërirë për tejkalimin e çështjeve të hapura politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski thotë se në dialogun me Sofjen pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturor-gjuhësor mbesin të pandryshuara. 

Çështjet historike duhet të zgjidhen nga këndështrimi historik profesional, mendon kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

Image

Kiril Petkov dhe Dimitar Kovacevski

“Çështjet historike i lëmë t’i zgjidhin eskpertët historikë profesionistë, por njëherësh ju siguroj se pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbesin të pandryshuara, të qarta dhe të fuqishme, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen. Edhe unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilemë për ato çështje. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nga linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit tonë nuk devijojmë, por me përkushtim punojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Opozita skeptike për aritjen e marrëveshjes me Bullgarinë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski thotë se nuk është optimist për zgjidhjen e mosmarveshjeve me Bullgarinë, gjithnjë derisa pala bullgare insiston se kemi qenë bullgarë deri në vitin 1945, përkatësisht se kemi histori të përbashkët nga Mesjeta deri në vitin 1945.

“Dëshiroj të jem optimist, por për fat të keq deri tani kjo nuk ndodhi edhe pse më bindnin më herët se i kanë zgjidhur të gjitha problemet me fqinjët. Shohim se nuk janë zgjidhur problemet me fqinjët”, thotë Mickoski.

Image

Qeveritaret e Maqedonise se Veriut

Ai dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila sipas tij nuk do të ishte e njëanshme apo do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase. Mickoski gjithashtu akuzoi qeverinë maqedonase për mbajtjen në fshehtësi të bisedimeve me palën bullgare, duke hedhur dyshime për heqje dorë nga çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare maqedonase.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësimet e kryetarit të opozitës i ka  quajtur patriotizëm të rremë dhe i hodhi poshtë pretendimet se “Qeveria po heq dorë nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend”.

“Është e papranueshme për cilëndo qoftë parti politike të shfaqë marketing politik të ulët dhe të lirë për interesa personale si dhe patriotizëm të rrejshëm. Nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet tona sa i përket vijave të kuqe”, deklaroi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Gir: Brukseli mirëpret intensifikimin e dialogut Shkup-Sofje

Ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir, thotë se janë të inkurajuar nga përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e dallimeve mes dy vendeve fqinje që do të mundësojë hapjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian.

Image

Dejvid Gir, Dimitar Kovacevski

“Ne çdoherë kemi ftuar RMV-në dhe Bullgarinë të bisedojnë që të tejkalojnë dallimet dhe të mund sa më shpejt të hapim negociatat aderuese. Por derisa kjo të ndodhë, mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë aktorët të fokusohen në procesin reformues, implementimin e reformave që do ta ofrojnë vendin në Bashkimin Evropian. Nevojiten hapa konkretë që të avancohen reformat dhe sa më shpejt që bëhet implementimi i reformave, aq më i shkurtër do të jetë zhvillimi pozitiv”, thotë ambasadori i BE-së Gir.

Shkupi dhe Sofja formuan më 25 janar grupe pune, që do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, përskaj çështjeve të pazgjidhura historike. Këto grupe synojnë që brenda gjashtë muajve të ketë rezultate, që do të çonin në një marrëveshje edhe për thelbin e mosmarrëveshjes për gjuhën dhe identitetin maqedonas, që nuk njihen nga Sofja.

Për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Image

Kiril Petkov dhe Dimitar Kovacevski

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tmerroi qytetarët duke kryer manovra të rrezikshme me autobus, arrestohet shoferi i dehur

Story i radhës

Kur njerëzit “klikojnë” ata përgjigjen më shpejt me njëri-tjetrin

Të fundit nga