Dialogu në tavolinë me Serbinë, është dialog i (dreqit), jo i paqes?!

February 1, 2022
min lexim

Më rëndësi është që kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa OSMANI, të mos lozin nga premtimet e tyre,ndryshe,na presin furtuna të paparashikuese.Derisa thuhet se ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e rrezikshme, pasi mund të fillojë në Kosovë mirëpo mund të përfundojë diku tjetër, duke cekur që Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk do të ekzistonin më. Që do thotë,se jo vetëm Kosova, por edhe shteteve tjera po rrezikohen sa u perket territoreve.

Disa herë km shkruar se kurrë Serbia nuk ka fituar gjë nga Rusia,gjithnjë ka ndodhur e kundërta,ka fituar Rusia,edhe kësaj radhe do dëshmohet kjo me Kosovën tani në rastse Kryeministri dhe Presidentja,kuptohet Albini dhe Vjosa, ju rrin besnik deklaratave të tyre sa I përket territoreve, se Presidenti ser Vuçiq,njëherë nuk është prsident i gjithë serbeve?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paaftë e frikacak dhe se po i shkatërron marrëdhëniet me Rusinë.

Kështu shkruan media ruse Regnum, duke shtuar se kjo u bë e qartë pas nënshkrimit të marrëveshjes më Washington ndërmjet Kosovës dhe Serisë, kjo do thotë se, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është distancimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina dhe afrimi me Perëndimin.

“Qëllimet nuk ishin konstruktive, por shkatërruese, kryesorja ishte që të prishet lidhja midis Serbisë dhe Rusisë. Marrëveshja e Washingtonit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet serbo-ruse, nga të cilat pala ruse, duke ditur si amerikanët ashtu edhe Vuçiqin, me sa duket kishte frikë”.

Regnum shkruan se pasojat kryesore të marrëveshjes janë në planin politik.

“Pasojat kryesore të marrëveshjes së Washingtonit qëndrojnë në planin politik, pasi Serbia, e përfaqësuar nga Vuçiqi, është pajtuar që Izraeli duhet të njohë Kosovën dhe vetë Serbia si një shërbim reciprok, së bashku me disa nga aleatët më besnikë kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jeruzalem, gjë për të cilën të gjitha qeveritë e Izraelit kanë ëndërruar që nga viti 1967. Me këtë, Serbia pësoi zemërimin e të gjithë botës myslimane. Ky hap përfundimisht prish më tej marrëdhëniet jo vetëm me ta, por edhe me myslimanët në Serbi dhe në rajon”, shkruan Regnum.

Në fund, ky shkrim thotë se Vuçiq duhet të pushoi së përfaqësuari interesat e Serbisë gjatë negociatave me Kosovën.

“Edhe një herë, u bë e qartë se presidenti [Vuçiq], i cili ka zgjedhur një stil autoritar të qeverisjes dhe nuk dëgjon askënd brenda vendit, por dëgjon zotërinjtë e tij Perëndimorë dhe emisarët e tyre, po sillet politikisht i papërgjegjshëm në negociatat rreth interesave të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që ai sa më shpejt të jetë e mundur të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë në çdo negociatë rreth Kosovës”, përfundon shkrimi.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Story i radhës

​OBSh: Pandemia ka krijuar mijëra tonë mbeturina mjekësore

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë