Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

February 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot realizoi takim me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë të punës në

Siç njoftojnë nga MPJ, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të brendshme politike në vend, por edhe në rajon, si dhe për mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët mes dy vendeve.

“Osmani e informoi të dërguarin special Peach, për zbatimin e reformave nga agjenda evropiane, me theks të veçantë në ripërtëritjen e dialogut me Bullgarinë fqinje dhe vendosjen e një themeli solid për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit në sektorët kyçë të interesit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

“Të dy bashkëbiseduesit iu referuan edhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë, i dërguari special Peach ripohoi përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar në Rajon, si dhe rolin e saj në procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë, lidhur me zhvillimet e mundshme të ngjarjeve dhe rolet e dy vendeve si anëtarë të NATO-s në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se bashkëbiseduesit në takim kanë thënë se “miqësia dhe partneriteti tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në tre dekadat e fundit reflektohet përmes dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit të shkëlqyer tregtar dhe sektorial, i cili do të rrisë më tej mundësitë të cilat i ofron Marrëveshja Bilaterale për Tregti, Partneritet dhe Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vodhi targat e një makine e ia vendosi të vetës, arrestohet 38-vjeçari nga Mateçi

Story i radhës

Dialogu në tavolinë me Serbinë, është dialog i (dreqit), jo i paqes?!

Të fundit nga

ShkoLartë