diagnostikimi i mbeses me leukemi dolce rrefen momentin prekes 69657312c3ff6

Diagnostikimi i mbesës me leukemi, Dolce rrëfen momentin prekës!

January 13, 2026
1 minut lexim

Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer publikisht betejën e mbesës së saj me leukeminë.

Me lot në sy, ajo tregoi se si një lajm i papritur ndryshoi gjithçka për familjen e tyre.

Dolce tregoi edhe momentin kur mori telefonatën nga vëllai i saj, derisa  pranoi se kjo situatë e ka mpirë emocionalisht:

“Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen një moment që je i paaftë, nuk ke forcë dhe, kur bëhet fjalë për shëndetin e mbesës tënde, ti nuk mund të bësh asgjë. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë se vajza është diagnostikuar me leukemi. Mundoja t’i thoja: mos ki frikë.

“Filluan t’i binin flokët, i kishte kaçurrela, i binin te jastëku. Isha mërzitur për vajzën, por isha akoma më e mërzitur për vëllain tim. Unë nuk e shikoja dot, nuk e di si ta shpjegoj. Po e shikoja te mbesa ime një gjë kaq të rëndë. Unë jam fikur, nuk kam emocione, mundohem të gëzohem, por më duket se ka mbaruar çdo gjë derisa ta shoh që ajo ka bërë më mirë. Ajo është më mirë. Është duke u shëruar. Tani ndihem e vdekur brenda, do të lind për së dyti kur të bëhet mirë mbesa”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 13 janar 696571f0a4443
Lajmi i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 13 janar

sulmuesi i ambasades bullgare jozyrtarisht nuk eshte maqedonas 696577d871844
Lajmi i radhës

Sulmuesi i ambasadës Bullgare, jozyrtarisht nuk është maqedonas

Të fundit nga

ShkoLartë