Angel Di Maria deri më tani nuk ka arritur t`i japë atë që Juve shpresonte, i ndikuar dhe nga një dëmtim muskulor e një reagim që i kushtoi dy javë skualifikim.
Argjentinasi do ta bëjë rikthimin në fushë vetëm në Champions League kundër Maccabi Haifa-s, por thashethemet se ai tashmë është larg ngjyrave të bardhezinjve përgënjeshtrohen në fjalët e tij, kur i kërkohet të komentojë një foto të mesit të korrikut së bashku me Dybala, Pogba, Arthur dhe Alex Sandro.
“Kjo foto daton në ditën time të katërt ose të pestë me Juventusin. Epo, dukej se kisha qenë me Juventus për 4 ose 5 vjet. Kjo foto tregon dashurinë dhe atë që Juventusi është në të vërtetë: një familje e madhe. Për mua, që kam ardhur këtu është më se e rëndësishme: ndihem si në shtëpinë time. Që nga dita e pare”.
E sa i rëndësishëm është koncepti “familje” për “Fideo”, shpjegon ai duke treguar historinë e tij.
“Çfarë do të thotë familje për mua? Do të thotë të jem i gjithë për një, gjithmonë, të jem gati në çdo rast për gruan dhe vajzat e mia. Unë luftoj, kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për ta: ata janë forca ime, motori im. Fëmijëria ime është Rosario Central, atje kam filluar të luaj “futboll”, atje kam filluar të dua futbollin, një nga gjërat themelore në ekzistencën time. Unë i dua tatuazhet, të gjitha kanë një vlerë dhe një kuptim: kam emrin e gruas sime dhe vajzave të mia, inicialet e çdo pjesëtari te familjes sime në këmben e djathte është shtëpia ku jam rritur, gjithçka kam në trupin tim është e veçantë.
Copa America? Është diçka për të cilën kam luftuar për 13 vjet: demonstron sakrificë, këmbëngulje dhe dëshirë për të goditur objektivin”, fjalët e tij në programin “Deep Dive”.