di maria i ofrohet atleticos 62279001ef370

Di Maria i ofrohet Atleticos

March 8, 2022
1 minut lexim

Sipas të gjitha gjasave, Angel Di Maria do të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të kësaj vere.

Kontrata e argjentinasti me parisienët skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa ky pritet të jetë sezoni i fundit i tij në “Parc des Princes”.

“El Nacional” ka raportuar sot se tashmë përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar shërbimet e tij disa klubeve të mëdha evropiane, pasi atij nuk pritet t’i ofrohet njnë kontratë e re nga PSG.

Në raport përmenden Atletico Madrid, Juventus dhe Barcelona.

Megjithatë, trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se nuk është interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.

Por, “Zonja e Vjetër” dhe “Los Colchoneros” pritet ta konsiderojnë seriozisht këtë opsion.

Transferimi në Itali do të ishte një aventurë e re për Di Marian, teksa në Spanjë ka luajtur më herët te rivali lokal i Atletico Madridit, Real Madridi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne marredhenie me nje manipulues ja treguesit qe nuk duhen nenvleresuar 62278ffed9c57
Story i mëparshëm

Në marrëdhënie me një manipulues? Ja treguesit që nuk duhen nënvlerësuar

cmendet serish nafta te tirane kap edhe cmimin rekord 265 leke per liter 6227900592f9b
Story i radhës

“Çmendet” sërish nafta, të Tiranë kap edhe çmimin rekord 265 lekë për litër

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë