Dy persona kanë rënë në pranga në Fier, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Policia njofton se në pranga ranë për veprën penale “dhunë në familje” u vunë S. K., 52 vjeç, dhe V. Z., 56 vjeç, banues në Fier.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan të shpallurin në kërkim N. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 11.12.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. B., 42 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.