Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për dhunë në familje.
48 vjeçari Shkëlqim Gjoni u arrestua pasi ka goditur me sende të forta babain e tij për motive të dobëta.
Ndërsa 36 vjeçari Artan Nikolli u arrestua pasi bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info