Dhjetë të vdekur pas sulmit të Iskanderit në bazën ushtarake

May 27, 2022
1 minut lexim

Sipas burimeve ukrainase, “rreth dhjetë persona” u vranë në sulmet ruse në një bazë ushtarake në qytetin ukrainas të Dnipro.

“Një terren stërvitor ushtarak i Gardës Kombëtare u godit nga raketat Iskander këtë mëngjes,” tha kreu rajonal i Gardës Kombëtare, Genadi Korban për TV Dnipro të premten.

30 deri në 35 persona të tjerë u plagosën.

Guvernatori i rajonit, Valentin Resnichenko, kishte deklaruar më parë se sulmet kishin shkaktuar “dëme të rënda” dhe punonjësit e shpëtimit po kërkonin viktima nën rrënoja.

Dnipro është një qytet i madh industrial në Ukrainën qendrore.

Deri më tani, ai ishte kursyer nga dëmtimet e mëdha të luftës dhe shërbeu si qendër për personat e zhvendosur brenda vendit nga lindja e vendit. (AFP/bho)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimovski: Për të ndikuar në çmimin e energjisë elektrike duhet të kemi burime të brendshme

Story i radhës

Kosova konfirmon largimin e Kurtulus drejt Suedisë

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë