detaje te reja e tronditese per vdekjen e sportistit ne shkup 6251ce1d7887f

Detaje të reja e tronditëse për vdekjen e sportistit në Shkup

April 9, 2022
1 minut lexim

Vdekja e hendbollistit të ri kroat, Denis Tot, vazhdon të tërheqë shumë vëmendje, sidomos kur po dalin në dritë edhe detaje të reja me atë që ka ndodhur në Shkup. 

“Ka regjistrime nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë se Tot është rrahur para se të shtrohej në spital, ku mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën!

Sipas portalit “Istinomer”: “Pamjet e kamerave vëzhguese tregojnë një i ri dhe një vajzë që dalin nga një lokal nate në Shkup dhe hipin në një taksi, të ndjekur nga fatkeqi Tot. Pas kësaj, ata kanë dalë nga automjeti dhe e kanë goditur dy herë, hendbollisti është rrëzuar menjëherë përtokë dhe më pas vajza e ka goditur disa herë në kokë.

Hendbollisti i ri nuk ka lëvizur fare dhe as që ka bërë rezistencë. Pasi kanë parë se ai ishte pa ndjenja, dy persona kanë tentuar ta ndihmojnë dhe ta ringjallin, por nuk ia kanë dalë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Gazetari nga Shkupi, Tomislav Kezharovski, ka bërë të ditur se në qendrën tregtare, ku ka edhe një disko, ka disa kamera vëzhgimi, dhe disa prej tyre kanë regjistruar një konflikt që fatkeqësisht ka qenë fatal për Denis Tot.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sara dhe pm takojne ish banoren e bbv 6251ce1a413d7
Story i mëparshëm

Sara dhe PM takojnë ish-banoren e BBV

si te duan qytetaret rama do legalizojme kanabisin edhe per perdorim vetjak 6251ce1ff40a1
Story i radhës

“Si të duan qytetarët”/ Rama: Do legalizojmë kanabisin edhe për përdorim vetjak

Të fundit nga

ShkoLartë