detaje shokuese per arratisjen e gruevskit nuk iku nga shkupi por nga nje hotel ne oher 6a273d2253f6b

Detaje shokuese për arratisjen e Gruevskit, nuk iku nga Shkupi, por nga një hotel në Ohër

June 9, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja janë publikuar lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski drejt Hungarisë në nëntor të vitit 2018.

Në një emision në Kanal5, Aleksandar Malenko ka deklaruar se Gruevski nuk u largua nga shtëpia e tij në Shkup, siç është besuar deri më tani, por nga hoteli “Royal View” në Ohër, i vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit.

Sipas Malenkos, arratisja ka ndodhur më 10 nëntor 2018, rreth orës 02:40 pas mesnate. Ai pretendon se personalisht ka hapur garazhin e hotelit për largimin e Gruevskit, i cili është nisur me një veturë “Passat”, të drejtuar nga shoferi i tij, ndërsa në automjet ndodheshin edhe pjesëtarë të sigurimit personal.

Familja e Gruevskit – bashkëshortja dhe vajzat – sipas tij, kanë mbetur në hotel dhe kanë vazhduar qëndrimin e planifikuar.

Malenko pohon se Gruevski kishte mbërritur në Ohër tre ditë më herët, më 7 nëntor 2018 në mbrëmje, me dy automjete: një automjet të MPB-së nga Drejtoria e Gjashtë për sigurim dhe përcjellje, si dhe veturën e tij private me shofer dhe sigurim.

Ai thotë se familja Gruevski ishte pritur në garazhin e hotelit dhe se qëndrimi ishte paralajmëruar sipas protokolleve të MPB-së si vizitë e mysafirëve VIP, pa u bërë i ditur identiteti i tyre, në përputhje me procedurat standarde të sigurisë.

Më vonë, Gruevski arriti në Budapest të Hungarisë në rrethana që vazhdojnë të mbeten të paqarta, pasi paraprakisht kishte kaluar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Për arratisjen e tij në Maqedoninë e Veriut u hap hetim, por deri më sot askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rash ne dashuri me zyshen nuk po mesoja vis pupa tregon historine e vecante 6a273aa7c8d8b
Lajmi i mëparshëm

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po mësoja”, Vis Pupa tregon historinë e veçantë

Të fundit nga

Brukseli Kosovës: Bashkëpunim për krijimin e institucioneve

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë, se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund bllokadës politike. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,

Rënie shiu në Manastir, vërshohen disa rrugë

Sasitë e mëdha të shiut që ranë në Manastir këtë pasdite shkaktuan probleme në funksionimin normal të pjesëve të qytetit, informoi Komuna e Manastirit dhe konfirmoi se ekipet nga NP “Niskogradba” Manastir
ShkoLartë