detaje rreth perplasjes mes 3 veturave ne unazen e shkupit ka te lenduar disa perfundojne ne spital 6b0a26d462bd3

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital.

November 28, 2026
1 minut lexim
detaj

Tri automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sonte në unazën e Shkupit, në segmentin pas kryqëzimit të Radishanit, në drejtim të Tetovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në orën 19:10 dhe në të janë përfshirë një “Opel” dhe një “Mercedes” me targa të Shkupit, si dhe një “Audi” me targa të Kosovës.

Nga aksidenti ka persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Deri tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i të lënduarve dhe as shkalla e lëndimeve.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment të unazës, në drejtim të Tetovës, ishte ndërprerë plotësisht.

Policia po ndërmerr masa për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protokolli i mushkonjes si u perdoren palestinezet per te kontrolluar zonat e rrezikshme ne gaza 6b0a1c0b48793
Lajmi i mëparshëm

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

mexhiti permes muzikes festuam nentorin e shqiptareve kenga na ka shoqeruar ne gezime dhe beteja per liri 6b0a2712eacd9
Lajmi i radhës

Mexhiti: Përmes muzikës festuam Nëntorin e shqiptarëve, kënga na ka shoqëruar në gëzime dhe beteja për liri

Të fundit nga

ShkoLartë