pozhari pas sigurise ne veri luftimi i krimit te organizuar pritet te jete ne fokus te mandatit te ri 6b0a1ba131914

Pozhari: Pas sigurisë në veri, luftimi i krimit të organizuar pritet të jetë në fokus të mandatit të ri

November 28, 2026
1 minut lexim

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona janë ndaluar nga autoritetet.

Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë se, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, nëse gjatë mandatit të kaluar çështja kryesore e sigurisë ishte situata në veri të Kosovës, në mandatin e ri vëmendja pritet të përqendrohet te luftimi i krimit të organizuar.

Ai ka bërë të ditur se, sipas informacioneve që ka ndarë, pritet të arrestohet edhe personi i katërt i dyshuar në këtë rast, për të cilin pretendon se është zyrtar policor.

“Qysh edhe ju kam thanë, nëse në mandatin e kaluar ishte kryetemë e sigurisë veriu, në këtë mandat s’do t’ia lënë vendin krimit të organizuar”, ka shkruar Pozhari.

Postimi i tij vjen pas operacionit në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku u sekuestrua sasia e konsiderueshme e substancës narkotike, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti festat e nentorit ne cair u shenuan me koncertin e rona nishliut dhe the new orchestra 6b0a0af1144fe
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Festat e Nëntorit në Çair u shënuan me koncertin e Rona Nishliut dhe The New Orchestra

sjellim arsimin e klasit boteror ne shqiperi profesori i lse james abdey permes luarasit studentet perfitojne standardet akademike te londres 6b0a1c07dcfd5
Lajmi i radhës

“Sjellim arsimin e klasit botëror në Shqipëri”/ Profesori i LSE, James Abdey: Përmes Luarasit, studentët përfitojnë standardet akademike të Londrës

Të fundit nga

ShkoLartë