Dëshmori i “panjohur”

November 2, 2022
1 minut lexim

Oh po bre i panjohur, mjerisht dhe fatkeqësisht.

O Taulant TRIMI, nga ngjarja e turpshme, e paedukatë, e fëlliqur dhe djallëzore, po të njohin tani, t‘gjithë ata t’cilët për 20 vjet, shkelën jo vetëm mbi gjakun, po edhe mbi varret e dëshmorëve të Lirisë!

Të njohin tani; jo nga dhimbja mbi ngjarjen e trishtë dhe djallëzore, po nga interesimi i kamufluar për kinse, gjakun e dëshmorëve.

O Taulant Nuraj, o trim 17 vjeçar, më mirë i vdekur për atdhe, se të vdekur për së gjalli, të mjerë, djallëzuar, të pangopur, egoist, harrestar e të pavlerë, sikur thuajse t‘gjithë ne që jemi gjallë…..

Nuk mjafton falja Taulant TRIMI, nuk mjafton as përkulja, nuk mjafton as dënimi ndaj dhunueseve infermiere të paedukuara, të gërditshme dhe të shëmtuara.

T‘gjithë ne bashkë e bartim një pjesë të fajit, mbi supet dhe dinjitetin tonë të nëpërkëmbur, jo vetëm me rastin e shëmtuar dhe të dhimbshëm të dhunës ndaj nënës suaj, po edhe të shumë vetëvrasjeve të luftëtarëve të lirisë, pas ÇLIRIMIT!

S‘do t‘ju vajtoj ju dhe t‘gjithë dëshmorët e Kombit o Taulant, po detyrimisht më duhet t‘i vajtoj, shumë politikan e KuMaNdAnT që çdoherë para zgjedhjeve, vijnë pranë varreve tuaja, sikur leckat e ndytura dhe përkulen për një grimë pushtet dhe asnjëher të vetme, asnjëri nga këta, për Amanetin – Porosin e juaj për shtet!

Lavdi të përjetshme, t‘gjithë dëshmorëve të Kombit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëna që u rrah nga infermierja, fatkeqësi me anë pozitive!

Story i radhës

Yoshimasa ndau çmimin mirënjohës për Federatën e Xhudos së Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë