Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09:00
Ai u shpreh se së bashku me disa persona tjerë kanë hyrë brenda në fabrikë, por sipas tij nuk kanë arritur ta parandalojnë përahpjen e zjarrit.
“Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me kompanitë private kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrit. Lajmi i mirë është që nuk ka viktima. Falënderojmë qytetarët të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e materialit jashtë fabrikës ku shpërtheu zjarri”, tha dëshmitari i rastit.