Dëshironi që banja juaj të ketë gjithmonë erë të mirë – provoni këtë trik

February 1, 2022
1 minut lexim

Kur ju pyesin se si ta mbani banjën me aromë, me siguri ju vjen në mendje spërkatjet e ndryshme, freskuesit e ajrit dhe gjëra të ngjashme, por çelësi në fakt qëndron te letra higjienike, zbulojnë ekspertët e mirëmbajtjes së shtëpisë.

Në vend që të spërkatni banjën me freskues të ndryshëm që shpesh kanë një erë agresive dhe të fortë, merrni një rrotull letre higjienike dhe vaj esencial sipas dëshirës tuaj – agrume, nenexhik, livando, trëndafil…

Në karton, në pjesën e brendshme të rrotullës, shtoni pesë pika (ose më shumë nëse dëshironi një erë më të fortë) dhe kthejeni letrën në mbajtës – dhe kaq! Përveçse është shumë i lirë, ky trik ju merr vetëm 30 sekonda kohë.

Nuk është e nevojshme të shtoni pika për dy ditët e ardhshme, pasi era, sa herë që grisni një copë letre nga rrotulla, “riaktivizohet” dhe përhapet në dhomë. Thjesht përsërisni procesin kur merrni një rrotull të ri.

Vetëm sigurohuni që vaji të mos bie në kontakt me letrën, pasi vajrat esencialë mund të irritojnë lëkurën, veçanërisht në pjesët intime ku përdoret letra, transmeton Reader’s Digest.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Johnson kërkon falje për festat, por nuk dorëhiqet

Story i radhës

Lavdëron Benzeman

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë