Deri kur bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë se Vuçiq është inspiruesi dhe ideatori e zëri i grupeve kriminale në veri

min lexim

Përsëri ka barrikada në veri, ka bllokim rrugësh dhe ka përpjekje të Policisë së Kosovës që të mbrojnë secilin qytetar ashtu si iu takon edhe nga institucioni që përfaqësojnë uniforma dhe betimi, përsëri bashkësia ndërkombëtare apelon edhe kërkon maturi, duke toleruar hedhje eksplozivi, veprime kriminale, presione e sulme ndaj gazetarëve dhe policisë së Kosovës, duke “mbyll sytë” ndaj zyrtarëve serbe dhe Vuçiq që janë inspirues, ideator dhe zëri i krimit dhe kriminelëve që veprojnë në veri.

Ky apo këto grupe kriminale që “veprojnë” në veriun e Kosovës njohin vetëm gjuhën e Vuçiqit dhe krimit, atyre ju pengon jo vetëm shtrirja institucionale e Kosovës dhe shqiptarët, por edhe të gjithë ata që mund të jenë pengesë e haraçit, presionit, kontrabandës dhe krimit, qofshin ata edhe serb.

Por për habi (jo vetëm të shqiptarëve) dhe shtetit të Kosovës, por edhe të tjerëve që shohin larg në situatën në veri, kjo nuk po shihet apo me qëllim po “lejohet” nga bashkësia ndërkombëtare, kur saktë edhe qartë e dinë se këto grupe nuk “guxojnë” as të flenë e le të mendojnë ndryshe nga Vuçiq dhe klika e tij e instaluar përmes Listës Serbe.

Ata përmes kushtëzimeve, presioneve, dëbimeve edhe sulmeve (djegia e automjeteve, rrahja, maltretimet brenda vetë bashkë-kombëtarëve) mbajnë pezull situatën e tensionuar, trazirat potenciale dhe “nevojën e gatishmërinë” që vjen nga alarmi sa herë që iu “rrezikohet apo cenohet” veprimtaria kriminale .

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mbyll sytë duke ditur saktë se serbët nuk bëjnë asgjë çfarë nuk ju ka urdhëruar Beogradi, vazhdon të bëj presion të njëjtë për dy palët edhe kur serbët vendosin barrikada, ndërsa misioni i KFOR-it që detyrë primare thotë se ka krijimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë në Kosovë, vetëm shikon edhe pse hapja e rrugës mënjanimi i barrikadave është detyra e saj.

Kur situata është pa trazira, ajo situata e brishtë, KFOR-i mburret se po realizon misionin e saj për siguri edhe liri lëvizje, por kur ndodhë e kundërta e lindin problemet dhe përballet ligji me krimin dhe kriminelët në veri dhe përpjekja për vendosjen e sundimit të ligjit, ku kërkohet veprim konkret ata “fshihen” si shkalla e tretë e reagimit, ndonëse situata, eskalimi dhe rreziku nuk japin komoditet askujt të pres, çfarë bëjnë të tjerët në detyrën “tuaj primare”.

Ne kuptojmë diversitetin që ekziston në vetë këto misione, qoftë në EULEX apo edhe KFOR, po ato kanë një detyrë primare, ruajtjen e rendit dhe ligjit, krimin e sigurisë për të gjithë së bashku me lirinë e lëvizjes për secilin pa marr parasysh lindje, perëndim apo veri të Kosovës, në këtë mes institucionet e Kosovës po bëjnë maksimumin që rendi e ligji të arrij edhe në “oazën e krimit korrupsionit, kontrabandës dhe strehës së kriminelëve” si është shndërruar veriu i Kosovës, me “mbylljen e syve” dhe bekimin e vetë misioneve dhe ndërkombëtarëve dhe tolerimin e retorikës nxitëse edhe “urdhëruese” nga Beogradi.

Institucionet e Kosovës, ashtu sikur patën paralajmëruar duhet vendosin komunikimin direkt me qytetarin e thjesht serb që është ngulfatur dhe ndodhet në senduiç mes normalitetit (kupto rendit ligjit dhe jetës normale) dhe presionit, kushtëzimit dhe detyrimit për veprime refuzuese , të çdo gjë që vjen nga institucionet sipas urdhrit të vetë Vuçiqit – ministrit të dikurshëm të regjimit serb dhe nxënësit të radikalit Sheshel të gjykuar në Hagë.

Ka shumë serb që në komunikim privat ankohen dhe shpresojnë se institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare do iu “mundësojnë të lirohen nga situata në t cilën ndodhen”, që t mund të “jetojnë me hallet dhe brengat familjare”, përpjekjet për jetë të dinjitetshme dhe normale.

Këto do të vazhdojnë të jenë vetëm zëra të heshtur, përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk tregohet e vendosur “për të i treguar vendin Vuçiq, Petkoviç edhe zyrtarëve tjerë serb” , që të ndalojnë retorikën nxitëse dhe urdhërimet për krime, për të i “këndell” ata dhe shërbëtorët e tyre nga komuniteti serb se Kosova është shtet dhe Serbia është fqinji i saj dhe se e vetmja që mund të bëhet është sugjerimi për dialog dhe komunikim, pranim të realitetit dhe ndërtimin e jetës normale.

Në këtë pozicion, drejtuesve të shtetit të Kosovës, iu bie obligim të luajnë rolin e “papagallit” por të argumentuar me fakte që të bindin jo vetëm misionet , por edhe diplomatët me situatën e vërtetë të qytetarëve dhe jo me versionin e regjinë që bëhet në Beograd e që për fat keq, ose nga mos argumentimi ose nga mos dija e krerëve vazhdon të dominoj në politikën dhe situatën që mbretëron.

Përderisa kjo të ndodh dhe këndellet Evropa plakë dhe bijtë e saj, që jo shumë herë ka qenë e drejtë njësoi ndaj popujve në këtë rajon dhe do të vazhdoj toleromi i nxitjes nga Beogradi, Kosova dhe veriu do jenë arenë e tensioneve dhunës edhe rrezikut permanent, situatë e rëndë për ruajtësit e rendit dhe ligjit dhe qytetarët e saj.

Story i mëparshëm

Shkup, 127 kundërvajtje trafiku 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Story i radhës

​Iniciativa për lulëkuqen si simbol të gjenocidit po merr përmasa gjithëkombëtare

Të fundit nga