Shkup, 127 kundërvajtje trafiku 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.12.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 127 kundërvajtje, prej të cilave shtatëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dhjetë sanskione për ngasjen e automjetit nën dikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për automjete të paregjistruara…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Story i mëparshëm

Qeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës dhe dhjetë herë më të ulëta se ato të Austrisë

Story i radhës

Deri kur bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë se Vuçiq është inspiruesi dhe ideatori e zëri i grupeve kriminale në veri

Të fundit nga