Vushtrria e Kastrioti takohen në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:00. Të dy skuadrat i kanë nga gjashtë pikë, përkatësisht nga tri fitore e një humbje.
Kështu që pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund. Bëhet fjalë për dy skuadra me traditë që në radhët e veta kanë lojtare me përvojë dhe po ashtu lojtare të reja e me perspektivë.
Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Dukagjini – Vëllaznimi (17:00), Jusuf Gërvalla – Prishtina (17:00), Istogu – Shqiponja (18:00). Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjen Samadrexha – Ferizaj. Kjo ndeshje luhet nga ora 16:00.
Në Ligën e Parë është java e katërt. Të shtunën është ndeshja Prizreni – Drita (18:00).
Të dielën janë tri ndeshjet tjera: KEK-u – Deçani (14:00), Trepça – Vjosa (11:00), Llapusha – CLICK (13:00).