Derbi i Torinos

min lexim

Juventusi është skuadra e cila ka mundur më shumë se kushdo tjetër Torinon në Serinë A, 77 herë, kundrejt 35 fitoreve të “Demave” dhe 45 barazimeve.

– Juventusi është i pamposhtur prej 17 derbesh radhazi në Serinë A kundër Torinos (13 fitore dhe 4 barazime), duke triumfuar në tri të fundit radhazi, ndonëse bardhezinjtë nuk kanë arritur kurrë që të bëjnë 4 fitore rresht. Në të njëjtën kohë, Juventusi gjithashtu nuk është ngjitur kurrë në 18 ndeshje radhazi pa humbje ndaj Torinos (17 edhe mes dhjetorit 1995 dhe nëntorit 2014).

– Juventusi ka shënuar të të gjitha 15 transfertat e fundit kundër Torinos në Serinë A dhe për bardhezinjtë bëhet fjalë për serinë më të gjatë në transfertë me gol. Të vetmet skuadra kundër të cilave “Zonja e Vjetër” ka mundur që të bëjë më mirë janë Atalanta (21) dhe Lacio (18 ndeshje radhazi me gol në transfertë).

– Torino ka humbur 5 nga shtatë ndeshjet e fundit me skuadrat që pozicionohen në 3 vendet e para të Serisë A (plus 2 fitore). Hera e fundit që ka sfiduar Juventusin, teksa këta të fundit gjendeshin mes 3 vendeve të para të renditjes ka qenë më 3 prill 2021, ndeshje e përfunduar në barazim 2-2.

– Torino e ka mbajtur për 10 ndeshje portën e tyre të paprekur në këtë kampionat. “Demat”, së bashku me Interin dhe Bolonjën (në kuotën 10 edhe këto të dyja), janë skuadrat më të mira të kësaj statistike, ndonëse Torino nuk e ka mbyllur asnjëherë një sezon me të paktën 11 ndeshje radhazi pa pësuar gol.

– Juventusi ka humbur tri nga katër transfertat e fundit të Serisë A (plus 1 barazim). Kaq shumë humbje bardhezinjtë i kishin bërë vetëm në 16 ndeshjet e fundit (plus 10 fitore dhe 3 barazime gjatë periudhës). Hera e fundit që Juventusi nuk shënon 5 ndeshje radhazi pa fitore në transfertë, në një kampionat të vetëm nuk regjistrohen që prej majit 2010 (atëherë ulej Alberto Zakeroni në pankinën e Juves).

– Në javën e fundit të kampionatit, Juventusi mundi Fiorentinën duke shënuar në fund një shifër të turpshme, vetëm 25 për qind zotërim topi. Gjithsesi, në këtë kampionat, Juventusi numëron 10 fitore teksa në fund ka regjistruar më pak se 50 për qind e zotërimit të topit. Në Europë, në pesë ligat kryesore, vetëm Atletiko e Madridit (11 fitore) ka bërë më mirë sesa Juventusi.

– Nga njëra anë Torino është skuadra e vetme në këtë kampionat që nuk ka pësuar gol nga një goditje dënimi direkte apo indirekte. Ndërsa nga ana tjetër, Juventusi është një prej dy skuadrave, së bashku me Interin (5), që kanë pësuar më pak gola nga situata me top të ndalur në këtë kampionat.

– Duvan Zapata ka realizuar 6 gola në 16 sfida kundër Juventusit. Që kur kolumbiani është pjesë e Serisë A (sezoni 2013-2014), asnjë lojtar tjetër nuk i ka shënuar më shumë bardhezinjve (në të njëjtën kuotën edhe Xhovani Simeone).

– Duke marrë parasysh vetëm ndeshjet e vitit 2024, Duvan Zapata është lojtari i dytë që ka shënuar më shumë gola (7), duke u mposhtur vetëm nga juventini Dushan Vlahoviç (8 gola).

– Goli i parë në Serinë A i Federiko Gatit ka ardhur pikërisht në ndeshjen e fazës së parë ndaj Torinos (2-0, më 7 tetor 2023). Qendërmbrojtësi bardhezi ka shënuar 4 gola në këtë kampionat, njësoj si Lukas Martinez Kuarta i Fiorentinës dhe Xhanluka Manxini i Romës, duke qenë goleadorët më të mirë të prapavijës. Gjithsesi, askush më shumë sesa Gati nuk i ka sjellë më tepër pikë skuadrës së tij (12 për Juventusin).

Story i mëparshëm

Romeo habit banorët me letrën ndaj Julit

Story i radhës

Ndërrojnë jetë në moshën 62-vjeçare, binjakët e suksesshëm më të vjetërit të bashkuar në botë

Të fundit nga