deputetja e pd se zbulon strategjine qe po pergatit sali berisha 61ed63ab23c71

Deputetja e PD-së zbulon strategjinë që po përgatit Sali Berisha

January 23, 2022
1 minut lexim

Ndërkohë që 31 janari është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që duan të garojnë në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, Grupi i Rithemelimit në PD ka njoftuar se do të zgjedhë kandidatët përmes primareve.

Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deputetja e PD-së, Sorina Koti bëri të ditur se ky proces pritet të nisë këto ditë dhe mbyllja do të bëhet në 27 janar për të gjetur kandidatët më të mirë për këto zgjedhje.

Ajo tha se gara do të jetë e brendshme, dhe sipas statutit të ri kandidatët kanë mundësi të vetëpropozohen, të propozohen nga dega ose nga grupi i rithemelimit.

“Është për herë të parë që një forcë politike zbaton garën me primare. Njoftimi është bërë publik bashkitë që do jenë në garë dhe PD ka nisur konsultimet në degët procesi do të nisë në 23 janar dhe do të përfundojë brenda disa ditësh. Grupi rithemelimit do të bëjë dhe publike emrat e kandidatëve për bashkitë. Ne kemi vendosur si datë që propozimet të mbyllen në 27 janar dhe përzgjedhja të bëhet përpara datës së regjistrimit. Jemi vënë në lëvizje për të gjetur kandidatët më të mirë edhe pse në një kohë të shkurtër dhe kushtet ku ndodhemi. Gara do të jetë e brendshme pasi komisioni i rithemelimit ka marrë përsipër drejtimin e  partisë do të jetë një garë e cila do të ndodhë në tre mënyra, mund të vetëpropozohen, të propozohen nga dega ose mund të jenë të propozuar nga komisioni i rithemelimit. Pas votimit nga anëtarësia, kush nga kandidatët do të ecë më shumë në votë ai do të përfaqësojë. Sa i përket logos dhe çështjeve të tjera teknike është një betejë tjetër legale për të cilën jemi në një betejë ligjore.”, u shpreh Koti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fshf u pergjigjet akuzave 61ed63a3e30ad
Story i mëparshëm

FSHF u përgjigjet akuzave

e2808bmaliqi optimist se do te kete avancim te te drejtave te personave me aftesi te kufizuara 61ed63ae260b1
Story i radhës

​Maliqi optimist se do të ketë avancim të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë