Deputetja e PD: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare. Ku kanë shkuar miliona euro?

February 12, 2022
1 minut lexim

schedule10:25 – 12 Shkurt, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thekson se inceneratori i Tiranës nuk ekziston.

Deputetja demokrate nënvizon se “qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!”

Një ditë pas Komisioni Hetimor inspektoi në Sharrë, Zhupa pyet ku kanë shkuar miliona euro.

Postimi i plotë:

Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!

Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!

Incenerimi nuk kryhet, metodat e reja të menaxhimit të plehrave nuk duken askund!

Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim.

Kanë firmosur që 430 milion euro, para të taksave të qytetarëve më të varfër në Europë, të të “digjen” në vend të plehrave!

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po voziste makinën e prindërve, 12-vjeçari vdes pasi përplaset me kamionin

Story i radhës

VMRO-ja kërkon rritjen e pensioneve dhe harmonizimin e pagave

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë