Deputeti që shanë edhe robt e shpisë

April 29, 2022
1 minut lexim

Së pari deputeti që shanë edhe robt e shpisë, duhet ta pyes vetën se kush është ky lloj i këtij kalibri njerëzor të mbrapambetur dhe sharjet ti peshojë në kandarin e vet, dhe kishim për t’i dhënë përgjigjen edhe dikujna tjetër se çfarë bërlloku jemi bërë dhe çfarë po kundërmojmë para kësaj shoqërie.

Pa marrë parasysh se sharjet dhe fyerjet po drejtohen qëllimisht në drejtim të pozitës aktuale, por kush është kjo pozitë aktuale, a janë edhe këta vëllezërit dhe motrat tona dhe a janë këta njerëz të këtij vendi dhe të një gjaku, që termi i përzgjedhur kundër tyre, nuk i përketë njeriut të këtij vendi.

Deputeti që shanë edhe robt e shpisë, apo robt e njëri-tjetrit, nuk ka ligj moral në këtë shtet, nuk ka as përgjegjësi morale që duhet ta ngarkojë individin për sharje dhe fyerje të tilla, dhe as vigjilencë të ndërgjegjës që mund ta dënojë një veprim të tillë dhe gjest të arrogancës së deputetit, apo sikur të kishte një zbatim të këtij ligji, me siguri se kjo nuk do të ndodhte, duke ia humbur vlerën dhe rrolin e deputetit dhe gjithë kësaj shoqërie njerëzore.

Mund të thuhet se materja e kësaj marrëzie dhe turpi që moti ka hyrë në truallin e kësaj shoqërie, mu atëherë kur kjo opozitë dështoi në rrolin e vet kur ishte në pushtet për një kohë të gjatë e mbuluar me krim dhe korrupsion, në krye me PDK, LDK dhe AAK, të cilët edhe sot në një mënyrë po i kordinojnë dështimet e tyre, duke e penguar qeverinë aktuale në çdo hap të saj.

Deputeti që i shanë robt e shpis vet, i bie sikur qeni i keq që i hanë robt e shpisë vet, apo kjo sharje pse nuk i drejtohet atyre që robt e tona na i shanë dhe na i përdhunuan përnjëmend. Pikërisht këtu fillon e merr formë një defektim njerëzor, sa imoral por edhe pa kulturor për njeriun dhe vepren e tij, për individin dhe për tërë shoqërinë tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptari i suksesshëm në SHBA do të mbajë një tur muzikor në Shqipëri dhe Kosovë

Story i radhës

Dua Lipa flet për largimin nga Kosova: Duhej të shkoja në Londër për të ndjekur ëndrrën time

Të fundit nga

ShkoLartë