Njëri ndër deputetët që ka qenë kundër disa projektligjeve, të cilat i ka përkrahur partia ku bënë pjesë ai (Lëvizja “Vetëvendosje”), është deputeti i VV-së, Gramos Agusholli.
Agusholli ka njoftuar se ende nuk ka vendosur për vazhdimin e angazhimit të tij politik.
Ai thotë se ose vazhdon të jetë me Vetëvendosjen ose largohet nga politika.
“Për momentin jam në VV, nuk kam vendosur akoma se a do ta vazhdoj aktivitetin tim politik, me gjasë po.
Ose vazhdoj këtu ku jam ose e lë krejt”, u shpreh Agusholli.