Deputetët e VV-së: Përgëzime për punën që po e bënë Alternativa në ruajtjen e familjes tradicionale shqiptare

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rahmani dhe Visar Korenica ishin pjesëmarrës në Kongresin e Parë të partisë Alternativa.

Ata kanë përgëzuar krerët e partisë, duke i përgëzuar për angazhimin e tyre politikë, posaçërisht në ruajtjen e familjes tradicionale shqiptare.

“Sot së bashku me deputetin Visar Korenica ishim mysafir në kongresin e parë të Partisë ALTERNATIVA në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Alternativës dhe kryetarit Afrim Gashi i uruam shumë suksese në angazhimin e tyre politik për avancimin e statusit të shqiptarëve, ruajtjes së identitetit kombëtar, si dhe përgëzuam për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në ruajtjen e familjes tradicionale siç ka qenë çdo herë tek shqiptarët. Angazhimi politik i kuadrove me integritet e profesional siç ka ALTERNATIVA, janë çdo herë në dobi të shqiptarëve në përgjithësi”, ka shkruar deputeti Eman Rrahmani.

Story i mëparshëm

FC Shkupi kampion, Bushi: Suksesi nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por fryt i punës së gjatë plot entuziazëm

Story i radhës

​Miqësitë e këtyre shenjave të horoskopit përfundojnë me luftë

Të fundit nga