Aktorja dhe këngëtarja britanike Denise Van Outen është shfaqur mahnitëse gjatë një mbrëmjeje jashtë, me çorape rrjetë dhe pantallona të shkurtra, pasi së fundmi deklaroi se ndihet “më seksi se kurrë”.
Ylli 52-vjeçar publikoi të hënën disa fotografi në Instagram, ku pozonte me vetëbesim me veshjen e saj elegante dhe provokuese.
Denise e kompletoi paraqitjen me një bluzë vezulluese, pjesërisht transparente, si dhe me një xhaketë të spikatur prej gëzofi artificial. Ajo ishte përgatitur për mbrëmjen në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Në përshkrimin e fotografive, ajo shkroi: “Më pëlqeu shumë qëndrimi në hotelin No.131 Cheltenham. Shtrati më i rehatshëm dhe dreka tradicionale e së dielës ishte shumë e shijshme. Madje arrita të bëja edhe pak blerje”.
Gjatë verës, Denise kishte rrëfyer se që kur ka hyrë në të pesëdhjetat, ka fituar më shumë vetëbesim dhe ndihet “më seksi se kurrë”.

“Ndihem më seksi tani sesa në të njëzetat, kur vishja bikini. Shumë më seksi”, deklaroi ajo për gazetën “The Sun”.
Aktorja shtoi se i pëlqen fakti që trupi i saj ka marrë më shumë forma dhe se i janë zgjeruar ijet.
Burimi: botasot.info

