Deliu-Kodra: Qeveria po mundohet të shmangë llogaridhënien nga biseda me Radojiçiqin

July 13, 2023
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë për veprime për të tërhequr vëmendjen publike nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e tyre, të cilat sipas saj, i kanë nga bisedimet me Milan Radojiçiqin.

Ajo ka thënë se aksioni i PDK-së në Kuvendin e Kosovës ishte një aktivitet simbolik i opozitës, në mënyrë demokratike, për të shfaqur gjithë atë që kishte ndodhur në ditët e fundit.

Ajo ka thënë se kjo ishte hera e parë në historinë politike të Kosovës që Qeveria pengonte një aktivitet simbolik të protestës brenda Kuvendit.

Deputetja e PDK-së ka thënë se gjatë aksionit të deputetit Mërgim Lushtaku me përdorimin e ujit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte reaguar “në një mënyrë të tmerrshme”, duke sulmuar fizikisht deputetin Lushtaku.

“Në kohën kur deputeti Mërgim Lushtaku gjuajti me ujë kishte një reagim të tmerrshëm të zëvendëskryeministrit Bislimi që u hodh në drejtim të deputetit Lushtaku, këto janë veprime të Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësia ose llogaridhënia, të cilën ne sot kemi pritur që ta jap, kryeministrit bashkë me Mimoza Kusari- Lilën, për shpërfaqjen e njërit prej skandaleve më të mëdha, përgjegjës për të cilin është ajo bashkë me kryeministrin”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka kritikuar kryeministrin dhe shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, duke mos marrë përgjegjësi për një skandal të madh, i cili sipas saj, lidhet me bisedat e tyre me zyrtarë të Listës Serbe dhe Milan Radojiçiqin.

“Pasi audio-incizimet që treguan bisedën e saj me Radojiçiqin, kanë shpërfaqur gjithë koordinimin e një partie e cila ka ardhur në pushtet duke sulmuar të gjithë ata që kanë pasur dikur diskutime me partnerë të koalicionit me Listën Serbe”, ka deklaruar tutje deputetja e PDK-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klodiana Lala plas ‘bombën’: Rrajat kanë dhunuar edhe në një qendër votimi

Story i radhës

Sacchi flet për sezonin e ri, lavdëron Interin

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë