Deliu-Kodra: Kërkesat e sindikatave të drejta, Qeveria po i injoron

min lexim

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu thotë se i konsideron të drejta kërkesat nga SBASHK-u dhe se sipas saj kjo po ndodhë në kohën kur ka rritje të çmimit të produkteve bazike dhe rritje të inflacionit.

”Absolutisht, sidomos në këtë kohë të inflacionit të lartë dhe rritje të çmimit që ka shkuar në 50% rritje e tyre dhe 30% në produkte bazike’’, deklaron Deliu-Kodra.

Ajo thotë se pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe kushtet e tyre në punë mbesin të vështira, ku ka zgjatje të orarit të punës, pa kontrata të punës e duke mos u regjistruar si punëtor

‘’Pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vështira për ata që punojnë atje, këtë nuk e themi vetëm ne si opozitë, këtë e thonë edhe institucionet që merren me të drejtat e punëtorëve, ku thonë se punëtorët privat vazhdojnë të punojnë me orë të stërzgjatura, dhe pa kontrata të punës dhe nuk janë të regjistruar dhe këto janë kërkesa që duhet me u trajtu nga Qeveria’ ‘’ shton ajo.

Ajo thotë se ndryshe nga Qeveria Kurti nga e cila ka pasur mungesë komunikimi me sindikatat, PDK-ja do të diskutoj me ta.

‘’Çfarë kemi parë dhe që është shqetësim serioz, është fakti se nga kjo Qeveri kemi parë mungesë të dialogut social sepse nuk ka pasur asnjë përpjekje për tu ulur dhe diskutuar këto kërkesa dhe PDK do të dialogoj me sindikalistët”, përfundon Deliu-Kodra.

Story i mëparshëm

Mexhiti mbron VMRO-në kundër UÇK-së

Story i radhës

OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

Të fundit nga