Delegacioni ynë në NATO nuk ka bërë asgjë për të përforcuar pozitat ndërkombëtare të vendit, kritikon opozitarja LSDM, e cila vizitën e delegacionit qeveritar e quan debakël të madh. Mickoski dhe delegacioni qeveritar nuk ka realizuar asnjë takim të rëndësishëm me partnerët strategjik ose për raportet me Greqinë dhe Bullgarinë, thonë nga LSDM.
Mickoski përpiqej që të fsheh takimin me Gllavçev, për të cilin kryeministri bullgar tha se ka qenë “i gjatë dhe i gjerë” pa treguar çfarë ka kërkuar dhe nëse diçka nga ajo që e thotë në vend ia ka thënë edhe Gllavçevit. Përderisa kryeministri grek qartë i përsëriti pozitat e veta në SHBA, Mickoski kishte takime protokollare në nivel të ulët, ndërsa ministrat e tij u fotografuan në kafenetë e rrethinës, thonë nga LSDM.
Për kritikat e tilla, nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se margjinalizuesit janë LSDM-ja, ndërsa delegacioni qeveritarë ka realizuar disa takime me krerë të lartë të NATO-së.
LSD dhe Zaevi i vogël, Venko Filipçe, ankohen që Maqedonia tashmë nuk do ta ulë kurrizin në NATO. Margjinalizuesit ishin LSD-ja me dy takime dhe dy kumtesa për mbi 20 takimet e realizuara dhe bisedimet me krerë të NATO-së. Agjenda furioze dhe dinamike e kryetarit Mickoski, është përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë. Dukshëm se LSD dhe Zaevi i vogël kanë probleme serioze me terminet, tha Toni Jarevski, VMRO-DPMNE.
Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickokoski, mori pjesë në shënimin e 75 vjetorit të formimit të NATO-së, pas çka u mbaj edhe Samiti i Aleancës.
Burimi: tv21