Delegacionet suedeze dhe finlandeze nesër në Turqi për të diskutuar rreth anëtarësimit në NATO

May 24, 2022
1 minut lexim

Zyrtarë nga Suedia dhe Finlanda pritet të mbërrijnë në Turqi të mërkurën për të diskutuar kundërshtimin e Ankarasë ndaj aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO.

Kështu ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cli u ka thënë gazetarëve se delegacioni do të takohet me zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e jashtëm turk Sedat Onal.

Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto gjithashtu konfirmoi takimin.

Këtë muaj, Finlanda dhe Suedia paraqitën zyrtarisht aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një “moment historik” të nxitur nga shqetësimet e sigurisë në mes të agresionit rus në Ukrainë.

Aplikimet e tyre tani po shqyrtohen nga 30 anëtarët e aleancës ushtarake.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake për të vënë veton ndaj çdo përpjekjeje për anëtarësimin e këtyre dy vendeve.

Madje, më herët sot, kreu i një partie nacionaliste turke që është aleate me presidentin Erdogan tha se Turqia duhet të konsiderojë largimin nga NATO nëse “rrethanat bëhen të pazgjidhshme” dhe Turqia detyrohet të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rihapet gara për prokurorët e SPAK, gjykata e Apelit pranon padinë e prokurores Sonlia Muhametaj kundër skualifikimit të saj

Story i radhës

Shaqiri në takime në Forin ofis me drejtorin e Zyres për Evropë dhe ministrat e Arsimit nga Ballkani Perëndimor

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë