Del foto, ky është 29-vjeçari që u plagos me thikë mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme u plagos me thikë në njjë lokal në Sarandë 29-vjeçari Dino Majko. Ndërkohë që kërkim për këtë ngjarje është shpallur nga policia shtetasi Enivled Aliu.

Majko është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se 29-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Të njëjtat burime raportojnë se ai ka humbur shumë gjak dhe gjendja shëndetësore i është rënduar pasi u qëllua katër herë më thikë.

Policia rrethoi zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si paraqitet gjendja me COVID-19 në Kosovë

Story i radhës

Monika u përball për herë të parë me Borën, komenti i Beatrix tërheq vëmendjen

Të fundit nga