deklarate e kryesise se lidhjes se historianeve te kosoves ali hadri dega ne decan 64712f626df85

Deklaratë e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

May 26, 2023
1 minut lexim

Kryesia e Lidhjes së Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përshëndet dhe përkrah pa rezerva qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të kryeministrit z.Albin Kurti, sa i takon shtrirjes se autoritetit të institucioneve të Republikës sonë në veri të vendit.

Betimi i djeshëm i kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe ditë me parë i atij në Mitrovicën e veriut, dhe nisja e punës se tyre në zyrat në komuna dhe vendosja e flamurit të Kosovës në objektet shtetëror në veri të vendit, është hap i madh karshi funksionimit legal të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës në veri të vendit tonë.

Tentimi i sotshëm për destabilizim në veri të vendit nga organizata terroriste “Lista serbe”, është i papranueshëm. Qytetarët serb në veri të Kosovës, nuk duhet të bien pre e grupeve të caktuara kriminale tw diregjuar nga Vuçiqi.

Grupi kriminal “Lista serbe”, i përkrahur edhe nga ministri i Millosheviqit, presidenti aktual serb Vuçiq, sa me parë duhet të shpallët organizate terroriste, ngase ajo është destabilizuesja me e madhe e situatës në veri të vendit.

Qëndrimi i krerëve të shtetit tonë sa i përket situatës dhe zhvillimeve në veri është për të u përshëndetur.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton qytetarët e Republikës sonë në veri të vendit, për maturi dhe besim në institucionet e vendit tonë.

Vetëm të bashkuar ecim përpara.

MARKETING

RENT A CAR

rritja e pagave pushtetareve deputeti i ps se del me thirrjen urgjente 64712d86b5075
Story i mëparshëm

Rritja e pagave pushtetarëve, deputeti i PS-së del me thirrjen urgjente

rusia pretendon se rajonet e saj kufitare jane sulmuar moska godet qytetin ne qender te ukraines 6471305752955
Story i radhës

Rusia pretendon se rajonet e saj kufitare janë sulmuar. Moska godet qytetin në qendër të Ukrainës

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë