Rritja e pagave pushtetarëve, deputeti i PS-së del me thirrjen urgjente

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, ndër të tjera është diskutuar për rritjen e pagave të pushtetarëve.

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studio u shpreh se në këtë pikë duhet ndarë cilësia eë rrogës nga cilësia e deputetit.

Ai tha se deputetëve u është rritur rroga më pak nga të gjithë në vitet e fundit me vetëm 5%.

“Ky është debati i vetëm politik i këtij viti dhe normal do të diskutohej. Rroga është rritur për të gjithë të punësuarit në shtet, por media normalisht do të kaptë këtë.

Në këtë pikë mendoj që cilësia e rrogës së deputetit duhet ndarë nga cilësia e deputetit.

Rroga e deputetë është rritur me 5% në vit, nga viti 2006. Rroga mesatare është rritur me 20 përqind, ajo normale me 10 përqind dhe kjo me vetëm 5 përqind, më pak nga të gjithë,” tha Bushati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tayna thekson linjat joshëse të trupit në një paraqitje të radhës

Story i radhës

Deklaratë e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Të fundit nga