N.P. Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup njoftoi se ekipet e tyre gjatë ditës së sotme, pas denoncimit nga ana e qytetarëve kryen mbikëqyrje dhe konstatuan defekt në një gyp në rrugën “106” pa numër pasi kishte rrjedhë ujë dhe ishte vërshuar një lokal në Çarshinë e Vjetër.
“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një lokacion me rëndësi të madhe historike dhe kulturore, pas përfundimit të aktiviteteve të punës, baza do të kthehet në gjendjen e mëparshme”, qëndron në kumtesën e ndërmarrjes publike.
Burimi: TV21