daut haradinaj i ben thirrje mergates regjistrohuni dhe behuni pjese e ndryshimit per kosoven 69ff1b8c48a5e

Daut Haradinaj i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit për Kosovën

May 9, 2026
1 minut lexim

Përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve në mërgatë, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor në Kosovë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Ai ka theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim, proces i cili mbetet i hapur deri më 17 maj, duke e konsideruar si një mundësi të rëndësishme për kontributin e mërgatës në të ardhmen e vendit.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit për Kosovën. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar duke u regjistruar për votim,” është thirrja e Haradinajt drejtuar mërgatës.

Në fund të mesazhit, ai ka shprehur mirënjohje të përhershme për angazhimin dhe kontributin historik të diasporës për Kosovën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje femije ne karposh u sulmua dhe u kafshua nga pese qen 69ff08afcf831
Lajmi i mëparshëm

Një fëmijë në Karposh u sulmua dhe u kafshua nga pesë qen

apartamentet arrijne deri ne 1350 euro per meter katror tregu imobiliar po i largon ciftet e reja 69ff1bf22ca05
Lajmi i radhës

Apartamentet arrijnë deri në 1350 euro për metër katror, tregu imobiliar po i largon çiftet e reja

Të fundit nga

ShkoLartë